75 Mall Live Search
18:23 / E Premte, 25 Korrik 2025 / MSH

​Shatri: Lista e pritjes është reduktuar, deri në janar do të jetë konform me vendet e rajonit

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Faik Shatri ka thënë se lista e pritjes është reduktuar.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka më pacient, i cili pret nga viti 2023 për shërbim.

Drejtori i kësaj klinike u zotua se deri në janar të vitit të ardhshëm, koha e pritjes do të jetë konform me vendet e rajonit.

“Me fillim të mandatit tim ka qenë rreth 4600, ka pasur pacientë nga viti 2022, 2023, 2024. Me punë të shtuar të kolegëve, lista e pritjes është reduktuar. Sot nuk ka më pacientë të vitit 2023. Janë 1300 persona të vitit 2024 dhe 600 persona të vitit 2025.

Me ritmin e punës që jemi duke bërë besoj që deri në janar të vitit që vjen do të hiqet lista e vitit 2024 dhe koha e pritjes do të jetë konform me të gjitha vendet e rajonit.

Ndihmë të madhe më ka dhënë Katllabi në Prizren, atje punoj me ekipet tona. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kemi kryer 477 për qind nga lista e pritjes”, deklaroi ai.