75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

​SHBA me rreth 40.000 raste të reja dhe mbi 600 të vdekur

Numri i infeksioneve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rritur me 38.984 në 24 orët e fundit dhe 672 njerëz kanë vdekur.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 7,475,262 dhe 210,232 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të rasteve në botë, pasuar nga India me 6,832,646 raste dhe Brazili me gjithsej 4,978,531 raste.