07:09 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

​ShBA paralajmëron sanksione ndaj personaliteteve politike dhe ushtarake iraniane

SHBA-ja do të imponojë sanksione kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif si dhe do të ngrijnë miliarda dollarë aksione iraniane shtesë, njoftoi sot sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Ne do të vendosim në listën e sanksioneve Zarifin në fund të kësaj jave”, njoftoi Mnuchin duke shtuar se gjeneralë të gradave të larta të Gardianëve të Revolucionit janë sanksionuar gjithashtu.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sanksione të ashpra kundër guidës supreme iraniane, ajatollah Ali Khamenei./