75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

​Shefi i OBSh-së në Bullgari kërkon nga Kurti të mbajë distancën sociale

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Bullgari, Skender Syla, ka sugjeruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtit që të mbajë distancën sociale në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Syla ka postuar në Facebook një fotografi të Kurtit në një konferencë për media në të cilën nuk ka vendosur maskë dhe nuk respekton distancën sociale, pavarësisht rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

“Mbani distancën. Koronavirusi është ende i pranishëm. Faleminderit”, ka shkruar Syla.