16:40 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Shënohet rritje e inflacionit në Gjermani

Shkalla e inflacionit në Gjermani u rrit pak në qershor në një nivel vjetor, sipas statistikave paraprake të botuara sot, por është ende nën qëllimin e Bankës Qendrore Evropiane, e cila, sipas Reuters, justifikon gjithashtu paketën e masave stimuluese për ekonominë.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Gjermani, i cili lejon krahasimin me të dhënat e inflacionit në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, u rrit 0.8 për qind nga viti në vit në qershor nga 0.5 për qind në maj, sipas Byrosë Federale të Statistikave, Destatis.