09:04 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Shikoni temperaturat para se të niseni për Shqipëri

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës me zhvillim vranësirash në relievet-kodrinore malore deri të dendura në orët e mesditës deri në ato të pasdites vonë.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Reshje me intensitet të ulët në disa pjesë të vendit ndërsa në relievet kodrinore-malore edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Vija bregdetare nuk do të preket nga reshjet e shiut. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek në bregdet. Deti i forcës 2-3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër.