20:43 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Shkel me kamion trashëgiminë kulturore 2000-vjeçare

Misteret arkeologjike në Perunë jugore, 2000-vjeçare të vjetra dhe të njohura si “Linja Nazca”, u dëmtuan me kamion nga një shofer, i cili doli nga rruga dhe kaloi mbi vizatimet e lashta.

Siç transmetohet CNN, Ministria peruane e Brendshme njoftoi se shoferi Hajnal Hesus Flores Vigo, 40 vjeçar, u arrestua pasi injoroi shenjat paralajmëruese dhe hyri në zonë të ndaluar me një kamion, ku janë vizatime të rëndësishme të kafshëve dhe njerëzve, të cilat janë shpallur trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO./Indeksonline/