21:30 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

​Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një lidhje live në Facebook ka njoftuar se ka arritur në 15 numri i personave të prekur nga koronavirusi.

“Janë 283 raste të testuar dhe 15 pozitive. 3 rastet janë persona që lidhen me rastin e parë me pacientin zero”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket të personelit në Durrës ajo tha “Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit, dua që të njoftojë që të gjithë testimet janë negative. Kjo do të thotë që të gjithë mjekët kanë vepruar sipas protokolleve.

Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave edhe sa i përket pacienteve dhe familjarëve”./TCH/