Shkuan për një predhë, gjejnë arsenal municionesh
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhçka ka njoftuar se xhenierët e Forcave të Armatosura, sot kanë gjetur një arsenal të tërë predhash.
Xhçka në një shkrim në facebook ka thënë se edhe pse në kushte të vështira atmosferike, ekspertët larguan përfundimisht rrezikun nga ato municione.
“Xhenierët e FA shkuan për 1 predhë në Pukë, por gjetën gati një arsenal të tërë municionesh jashtëzakonisht të rrezikshme, të hedhura thuajse në mes të rrugës që prej vitit të mbrapshtë 1997. Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, ekspertët tanë larguan përfundimisht rrezikun nga ato municione”, ka shkruar Xhaçka në Facebook./Indeksonline/

