75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

​Shpërthim i fortë në një treg në Armeni, një i vrarë e dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një qendër tregtare dhe ka shkaktuar një zjarr në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Mediat lokale raportuan se një person vdiq dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi në tregun Surmalu.

Tregu, rreth dy kilometra në jug të qendrës së qytetit, është i popullarizuar për çmimet e tij të ulëta dhe shumëllojshmërinë e mallrave.

Ende nuk është përcaktuar një arsye konkrete që e shkaktoi zjarrin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shërbimeve të Urgjencës, Aik Kostanyan, tha se numri i viktimave ishte një person i vrarë dhe 36 të plagosur, por nuk ishte e qartë nëse dikush mbeti nën rrënoja.

Ministria e Shëndetësisë tha se 26 persona ishin dërguar në spital, 11 prej tyre janë të mitur.

Zjarrfikësi evakuon një grua të plagosur f