75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

​Shpërthim në një qendër tregtare në Moskë, ka të vdekur e të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim që tronditi një qendër tregtare sot në qendër të Moskës.

Shpërthimi ndodhi në katin e tretë të Dyqanit Qendror të Fëmijëve në Sheshin Lubyanka, pas së cilës e gjithë ndërtesa u evakuua urgjentisht.

Shërbimet e emergjencës besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi. Departamenti i shëndetësisë i Moskës konfirmoi se dy persona të plagosur u shtruan në spital.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim teknik në pajisje.

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e aksidentit tragjik.