75 Mall Live Search
18:37 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Shqipëri, sërish viktima dhe raste të reja me COVID-19

147 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes, dy qytetarë të cilët prej kohësh vuanin nga simptomat e virusit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Elbasani.

Nga shpërthimi i pandemisë e deri më tash, në Shqipëri me COVID-19 janë regjistruar 10.553 raste pozitive, prej tyre 6239 janë shëruar dhe 3993 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 321 persona./tch