75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / P M

​Shqipëri – Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandant i FA-së, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Selçuk Bayraktaroglu si edhe nga komandanti i Forcës Ajrore Turke, Ziya Cemal Kadıoglu, shkruan atsh-ja.

Takimet u fokusuan në mundësi konkrete bashkëpunimi në fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbështetjes teknike, si edhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore.

Delegacioni shqiptar zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilotë dhe mbështetje logjistike.