75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / MSH

​Shqipëria ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Shqipërisë me unanimitet të plotë ka miratuar sot dy projektligjet për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Kuvendi miratoi me 114 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, projektligjin “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 114 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, projektligjin “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë u fut ditën e sotme në rendin e ditës me propozim të mazhorancës.

Më herët, Kuvendi miratoi dhe rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, por mazhoranca rrëzoi 4 amendamentet e propozuara nga opozita.