75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

​Shtatë të vdekur nga Covid-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 5.404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.533 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 2.215 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Tiranë – 598.

Janë 18.068 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67-vjeç, një qytetar nga Kuçova 68-vjeç.

Shqipëria deri më tash ka regjistruar 260.076 raste me koronavirus, 238.655 persona janë shëruar, 18.068 raste janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.353 pacientë.