75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

​Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë, lëndohen dy policë duke e arrestuar

Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në qendër të Prishtinës, pasi ka vjedhur një çantë nga një person.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë  se njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj.

Sipas tij, gjatë arrestimit te personit te dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve.

“Zyrtarët policor kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, tha ai.