11:05 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Shtohen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

Ditën e sotme në Shqipëri është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 69 persona.

Një ditë më parë me koronavirus u infektuan 64 persona dhe tre persona ndërruan jetë duke e çuar në 59 numrin në total.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë./tch