10:40 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Shtyhet “El Clasico”, do të luhet në dhjetor?

Njëra nga ndeshjet më të mëdha në botë, “El Clasico” pritet të shtyhet.

Pas protestave të mëdha në Kataloni, kjo ndeshje do të shtyhet për në muajin dhjetor.

Ishte paraparë që ndeshja midis Barcelonës dhe Real Madridit të luhet në “Camp Nou” me 26 tetor, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Marca ka raportuar se El Clasico është zhvendosur për 7 dhjetor të këtij viti.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka marrë përsipër shtyrjen e kësaj ndeshjeje.

Në këtë ditë ishte paraparë që të luhej Barcelona – Mallorca dhe Real Madridi – Espanyoli, por është arritur marrëveshja me katër skuadrat.

La Liga pritet të dalë me një vendim zyrtar ku konfirmohet shtyrja e ndeshjes më të madhe në planet./Indeksonline/