17:50 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

​Shtyhet zgjedhja e presidentit katalonas

Kryetari i parlamentit katalanas Roger Torent ka shtyrë seancën e paralajmëruar për nesër deri në një afat të pacaktuar, ku Zordi Sanchez duhej të zgjidhej president i qeverisë rajonale.

Me këtë po vazhdon pasiguria politike në krahinën katalonase që pas shpalljes së pavarësisë drejtohet drejtpërsëdrejti nga qeveria në Madrid.