75 Mall Live Search
16:14 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

​Shumë raste të dyshuara, por Kosova ende e paprekur nga koronavirusi

Gjatë ditës së sotme tetë persona të cilët dyshohet që janë prekur nga koronavirusi janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Përkundër kësaj në këtë Klinikë thonë se në Kosovë nuk ka të prekur nga ky virus.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka njoftuar se janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u përballur me koronavirusin.

Ai tha se klinikat janë furnizuar me maska e dorëza që janë enkas për këtë virus.

“Në kuadër të mobilizimit sa i përket rritjes së shkallës së rrezikshmërisë nga koronavirusi, përveç në nivel kombëtar edhe në ministri të Shëndetësisë , edhe në nivel të SHSKUK-së kemi formuar një komunitet multidisplinar dhe posa e përfunduam takimin janë bërë dhe ende vazhdojnë përgatitjet që të jemi sa më të gatshëm që t’i përballemi çfarëdo epidemie që vjen në këtë rast të koronavirusit. Ky komitet është multidisplinar kemi bërë përgatitje që Klinikat me prioritet siç është ajo infektive, emergjenca, e pediatrisë oftalmologjia të jenë ajo porta hyrëse në nivel të gaditshmërisë më të lartë të klinikave tjera duke bërë disa pika të zbatueshmërisë. Sa i përket furnizimit me material specifik me maska doreza që janë të dedikuara për koronavirusin”, theksoi Sejdiu.

Sejdiu tha se studentëve të Fakultetit të Mjekësisë u është ndaluar praktika në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kurse, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha tha se aktualisht kanë hospitalizuar gjashtë pacientë që po dyshohet se kanë simptoma t e ngjashme me të koronavirusit, ndërsa dy të tjerë janë ende nuk janë pranuar në klinikë pasi janë duke i ekzaminuar.

Sipas saj gjendja e këtyre pacientëve është e mirë.

“Sa i përket ditës së sotme ne momentalisht në Klinik i kemi spitalizuar 6 pacientë, dy janë ende duke u vizituar dhe varësisht nga alegoritmat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendoset do të pranohen ose do bëhet triazhimi nga mjekët të cilët janë në gatishmëri. Gjendja e përgjithshme e këtyre pacientëve është e mirë për momentin nuk ka nevojë për shqetësime. Ne çdo ditë do presim raste sporadike, raste të cilat vinë nga regjione endemike normal që në momentin që kanë çoftë edhe një ankesë më të vogël çoftë edhe një kokëdhembje, ose një dhim bje të lehtë të fytit ne si klinik jemi të përgatitur që në çdo kohë t’i ofrojmë shërbimet shëndetësore në mënyrë që mos të ndodh ndonjë ekses shpresoj që mos të kemi, por nëse kemi të jemi të gatshëm që rastin e parë ta izolojmë dhe t’i marrim të gjitha masat preventive të nevojshme”, tha ajo.

Infektologia tutje tha se pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kryesisht vijnë nga zonat e prekura me koronavirus.

Derisa njoftoi se nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë furnizuar me strisho.

“Pacientët sa janë pranuar kështu që janë duke u bërë edhe kontrollet mjekësore për ndryshe vinë nga regjione të ndryshme ka edhe nga Maqedonia, Anglia, Zvicra. Tash meqenëse ka raste andej e këndej botës ne i presim ras tet prej regjioneve të ndryshme…Ne nga Instituti i Shëndetit Publik jemi të furnizuar me strisho, jemi të trajnuar për marrjen e këtyre strishove”, theksoi drejtoresha e Klinikës Infektive.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur me koronaviruss.

Në njoftim thuhej që testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është Influencë B pozitiv.

Sot pasdite kanë ardhur edhe katër mostra, një nga klinika pediatrike dhe tri nga Klinika Infektive të cilat në Laboratoret e IKSHPK kanë hy menjëherë në punë dhe do të ju informojmë me kohë posa të përfundojë puna në laborator.

Sot qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të përballuar me koronavirusin, derisa ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e Shëndetë sisë për të zbatuar këtë plan.

që në Shqipëri janë konfirmuar 10 persona tashmë të prekur nga ky virus, dhe qeveria atje ka mbyllur shkollat për dy javë, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi është përhapur në mbi 100 vende të botës ndërkohë që qeveritë kanë ndërprerë fluturimet me vendet e prekura, dhe disa kanë mbyllur kufijtë për një periudhë të pacaktuar