17:36 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

​Shumica e infektimeve bëhen nga njerëz pa simptoma me koronavirus

Pacientët mund ta bartin koronavirusin shumë më herët se sa të shfaqen simptomat.

Një studim nga Instituti i Mikrobiologjisë në Munih ka vërtetuar që personat mund të rezultojnë ngjitës edhe pasi të kenë filluar të ndihen më mirë.

Për realizimin e këtij studimi kanë përdorur mostra nga hunda dhe goja e pacientëve me koronavirus.

Rezultatet e mostrave kanë treguar që ka një nivel të lartë të infektimit, pavarësisht se simptomat e pacientëve ishin të vogla, shkruan Daily Mail.