75 Mall Live Search
20:20 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

​Si e kaloi Ben Affleck datëlindjen e parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Datëlindja e parë e Ben Affleck pas një kohe të gjatë si një burrë ligjërisht beqar ishte shumë e thjeshtë.

Ylli i “Accountant” shkoi për drekë në një furrë buke dhe kafene në tregun e fermerëve në Santa Monica Kaliforni, me dy nga tre fëmijët e tij të premten, raporton KosovaPress.

Affleck (53) po festonte datëlindjen e tij të parë që nga finalizimi i divorcit të tij nga Jennifer Lopez.

Ai ishte i shoqëruar nga Seraphina, 16-vjeç, dhe Samuel, 13-vjeç. Fituesi i çmimit Oscar ka tre fëmijë na martesa 13-vjeçare me ish-të dashurën Jennifer Garner (53). Violet, 19-vjeç, nuk dukej se ishte e pranishme.

Affleck dhe Lopez zgjidhën ndarjen e tyre në janar 2025, më pak se pesë muaj pasi këngëtari i “Let’s Get Loud” paraqiti kërkesë për divorc pas dy vjet martese.

Në mars, ylli i “Good Will Hunting” këmbënguli në një artikull të tij në GQ se ai ende kishte shumë respekt për yllin e “Hustlers”. Ai tha gjithashtu në atë kohë se dokumentari i Lopez “Greatest Love Story Never Told” nuk ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

Megjithatë, Affleck pranoi se ata kishin thjesht qëndrime të ndryshme ndaj famës, duke pranuar se ai është “më i rezervuar dhe privat se” ish-gruaja e tij.