75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

​Sindikata e Zjarrfikësve: Disa kërkesa duhet me urgjencë të plotësohen

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka vlerësuar se dita ndërkombëtare e zjarrfikjes dhe shpëtimit i gjen zjarrfikësit në vendin tonë i gjen në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi dhe të pa organizuar, të pa definuar sa i përket kompetencave menaxhuese, dhe me shkelje e diskriminim të të drejtave të punëtorëve, ku ka shkelje dhe diskriminime.

Sindikata nëpërmjet një komunikate, thotë se e kuptojnë që gjendja e krijuar nga Pandemia që ka përfshirë mbarë globin, ka shkaktuar probleme dhe çrregullime financiare edhe në vendin tonë, që ka reflektua edhe te zjarrfikësit dhe ata i kanë kuptuar institucionet duke mos i bërë presion sindikal për problemet e shumta që ka kapluar këtë shërbim, por theksohet se disa kërkesa duhet me urgjencë të plotësohen sepse kanë të bëjnë me sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të zjarrfikëseve dhe sigurinë në punë.

“Prandaj apelojmë qe Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe kryetarët e komunave t’i harmonizojnë qëndrimet dhe të angazhohen që kjo gjendje të tejkalohet dhe zjarrfikësve t’iu kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, që shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët kudo në mbarë Botën. Gjithashtu i ftoj institucionet nga niveli qendror dhe të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës, që sot t’i vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimin në Kosovë që nga afër t’i shohin se me çfarë problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe t’i ndani pak minuta me zjarrikës në shenj respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë të rëndësishëm në aspektin e Sigurisë. Sfidë kryesore mbetet zbatimi i ligjeve, definimi i kompetencave në mes nivelit qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet të përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Ka paraqit problem edhe në kompensimin e ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, festave, nuk janë kompensua pikërisht për shkak të procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve. Sfidë tjetër mbetet numri i vogël i Zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës, pajisje të pa atestuara sipas deklaratës së prodhuesit, mos aplikimi i sigurimeve shëndetësore, ku zjarrfikësit shpenzimet mjekësore për lëndimet në vendin e punës duhet vet i paguajnë. Mbesim me shprese se ky vit do të jetë vit i kthesës, vit i realizimit të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes në përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës, heronjtë e heshtur”, thuhet në komunikatë.