75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

​Skenderaj gjobit qytetarët që ndotin ambientin

Inspektorati i Komunës së Skenderajt ka vazhduar me gjobitjen e personave që ndotin mjedisin në këtë komunë.

Pas largimit të deponive ilegale të hedhurinave, komuna është e përkushtuar për ruajtjen e ambientit, në mënyrë që deponi të tilla të mos krijohen në të ardhmen.

E gjobat për qytetarët e pandërgjegjshëm, kryetari Bekim Jashari thotë se po i bëjnë me qëllim të vetëdijesimit të tyre.

Ai ka bërë të ditur se është me 50 euro është gjobitur një person fizik për hedhjen e mbeturinave në natyrë duke ndotur mjedisin tonë të përbashkët.

“Si Komunë gjatë këtij muaji kemi larguar dhjetëra deponi ilegale të mbeturinave në shumë fshatra dhe tani qytetarë të pandërgjegjshëm dhe që nuk e duan këtë vend hedhin mbeturina në natyrë. Andaj edhe secili prej tyre që identifikohet do të gjobitet”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjithë ata persona që hedhin ose djegin mbeturina në natyrë, me të cilët do të merren organet kompetente.