12:13 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

​Solskjaer: Nëse Pogba do një sfidë të re, unë do ia jap

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk beson që Paul Pogba duhet të largohet nga klubi për ta sfiduar veten.

Pogba nuk është i kënaqur për momentin në “Old Trafford” dhe preferon një transferim te ndonjë klub i madh për të fituar disa trofe.

“Kam thënë shumë herë se Pogba është një lojtar i mirë dhe asnjëherë nuk ka qenë problem. Nuk kam qenë asnjë herë nervoz për ndonjë gjë dhe kemi pasur shumë bisedime për të ardhmen e tij nëse ai dëshiron një sfidë të re unë do ia jap”, deklaroi ai.