Sonte mbyllet rruga “Robert Doll” në Prishtinë
Rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur për qarkullim sonte, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës.
Kjo për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës dhe pastrimin e asfaltit të dëmtuar.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Urbanizmit, Sokol Havolli.
“Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe. Bashkë për një qarkullim më të sigurt dhe një infrastrukturë më të mirë në kryeqytet”, Havolli.

