75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Sot varroset gazetari Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, sot në orën 15:30.