Sot zhvillohen këto dy ndeshje në Superligë
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Lideri, Gjilani pret në ‘shtëpi’ Drenicën dhe kërkon tri pikë, në mënyrë që të vazhdojë të jetë në krye të tabelës.
Nga ana tjetër, Drenica pas fitores në javën e kaluar ndaj Trepçës’89, dëshirojnë të vazhdojnë këtë seri.
Ndeshje interesante do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës’89 dhe Ballkanit.
Trepça’89 humbi ndeshjen e fundit ndaj Drenicës dhe kërkon fitore në ‘shtëpi’ për t’u rikthyer në formën e duhur.
Ndërsa, Ballkani humbi kreun e tabelës pasi barazoi me Llapin dhe sot synon fitore për të luftuar për titull deri në fund.
Kujtojmë që dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00./Indeksonline/