07:30 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

​Spanja, shteti i parë në BE që kalon pragun mbi një milion të infektuar

Spanja ka kapërcyer pragun e një milion raste me koronavirus dhe është anëtari i parë i Bashkimit Evropian (BE) me një numër kaq të madh të njerëzve të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot, se 16.973 njerëz ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1.005.295 që nga fillimi i epidemisë.

156 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe 34.366 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë.

Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë, është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuar pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës.