19:41 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Stoltenberg mirëpret propozimin gjerman për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret propozimin nga Gjermania për të rimenduar mënyrën sesi aleatët ushtarakë koordinojnë politikën.

Stoltenberg deklaroi se mirëpret mesazhin që NATO është platforma për të bashkuar Amerikën e Veriut dhe Evropën dhe është jetike për sigurinë tonë.Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, sugjeroi ngritjen e një komiteti ekspertësh për të propozuar reforma për aleancën.

Ideja erdhi pas kritikës së ashpër të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi gjendjen e shëndetit të NATO-s.  Stoltenberg theksoi se propozimi ka vlerë dhe pret me padurim ta diskutojë atë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s