Studentët protestë para Kuvendit: Boll luajtët me ne!

Grupi i studentëve para objektit të Kuvendit u ndalua nga Policia e Kosovës, por kjo nuk i pengoi ata që të vazhdonin protestën. Bekim Ibishi, student në Fakultetin Filozofik, tha se Policia e Kosovës po e ndal aktivizmin studentor i cili tenton parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë.
Ai shtoi se Kosova po rrezikon që të përballet edhe me një largim të mundshëm të të rinjve drejt vendeve tjera. Në fund studentët vendosën edhe një mbishkrim “Boll luajtët me këtë popull!”.

Studentët paralajmëruan se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë prapë me protesta të tilla.Protesta e studentëve ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
