Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, vjen reagimi i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë sonte në fabrikën e Gramshit nga tre shtetas të huaj, dy prej tyre me pasaporta ruse dhe një me pasaportë ukrainase.
Ai në një postim në Twitter e ka quajtur rastin si tepër delikat, derisa është shprehur krenar me reagimin e rojeve ushtarake.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”, ka shkruar Rama.
Më herët, kryetari i PD-së Sali Berisha kërkoi ndalimin e dhënies së vizave për shtetasit rusë në Shqipëri dhe ndalimin e hyrjes së tyre në territorin shqiptar.