75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

​Tahiri: Koalicioni me VV-në ishte paraparë të zgjatë edhe pas mandatit 4 vjeçar

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se koalicioni me VV-në ishte planifikuar që të jetë me mandat të plotë 4 vjeçar.

Madje Tahiri ka thënë se ka pasur synime që ky koalicion të zgjatë edhe pas 4 vjetësh.

I pyetur nëse edhe LDK-ja ka faj në prishjen e këtij koalicioni, Tahiri tha se për të pasur sukses një koalicion duhet të ketë vullnet nga dy partitë.

“Dy partnerët nuk kanë pasur të njëjtin vullnet për të vazhduar koalicionit. LDK-ja ka hyrë në koalicion me VV-në që të jetë me mandat të plotë 4 vjecar dhe me mundësi vazhdimi edhe më tutje”, tha ai në Debat Plus.