17:26 / E Premte, 01 Korrik 2022 / MSH

​Të dielën Obiliqi pa ujë, do të ketë punime teknike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e komunës së Obiliqit, se të dielën do të ketë punime teknike.

Sipas njoftimit, këto punime do të fillojnë në orën 09:00-17:00.

Gjatë kësaj periudhe, Obiliqi do të mbetet pa furnizim me ujë.

Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë të komunës së Obiliqit, ju njoftojmë se më datë 3 korrik 2022 e diel, do të ketë punime teknike , konkretisht realizimi i kyçjes së gypit të ri të ujit OD 560 mm.

Këto punime do të fillojnë në orën 09:00-17:00.

Për shkak të realizimit të këtyre punimeve ditën e diel do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në kohën e lartëcekur, për tërë zonën e komunës së Obiliqit.

Faleminderit për mirëkuptim!