22:49 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta që ndodhi sonte në një lokal në zonën e Zall Herrit në Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, 34-vjeçari K.B. gjatë një konflikti plagosi me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26-vjeç dhe goditi me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një revole./A2