Tensione në Gjirin e Omanit

Media shtetërore iraniane ka publikuar pamje dhe ka pretenduar se një helikopter dhe disa avionë të tjerë të Marinës Iraniane kanë detyruar tërheqjen e USS Fitzgerald DDG-62, një shkatërrues raketash të drejtuara të klasës Arleigh Burke me Marinën Amerikane, më herët sot.
Incidenti ka ndodhur në Gjirin e Omanit, ku një helikopter detar iranian u dërgua për të paralajmëruar një shkatërrues amerikan, raporton KosovaPress dhe vjen në një kohë tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit.
Përballja e fundit ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit sipas orës lokale të sotme dhe përfshiu destrojerin amerikan USS Fitzgerald, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Sipas Tasnim, destrojeri kërcënoi të hapte zjarr ndaj helikopterit iranian nëse ai nuk do të largohej nga zona, por më pas USS Fitzgerald ndryshoi kurs.
Presidenti amerikan Donald Trump, i ka bërë thirrje Teheranit të rifillojë bisedimet mbi programin e tij bërthamor, duke paralajmëruar se SHBA-të do të godasin përsëri nëse Irani përpiqet të rindërtojë objektet e tij.
Trump ka theksuar vazhdimisht se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një bombë bërthamore.