Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i popullit” katër dëshmorë të UÇK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” katër dëshmorë.
Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj, janë dekoruar me këtë urdhër në shenjë nderimi për kontributin dhe sakrificën e madhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ata u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike, që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur”, shkruan presidenti Thaçi llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/