Thaçi: Dikush është në anën e drejtë të historisë, dikush në anën e kundërt

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë intervistës së tij në ‘Debat Plus”, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë qëllim as i SHBA-së as i BE-së që të ketë thika mbi harta dhe nuk do të ketë asnjëherë.
“Ata që kanë folur për harta dhe thika mbi harta, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës për fjalët që kanë thënë duke shkaktuar frikë dhe konfuzion tek qytetarët e Kosovës”, theksoi Thaçi.
Sa i përket deklaratave të Zyrtarëve të Vetëvendosje se Thaçi duhet të kërkojë falje për veprimet e tij në raport me Serbinë, Presidenti Thaqi ka thënë se nuk hynë në interpretime të zyrtarëve partiak.
“Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë edhe në marrëveshjen e Rambujesë edhe gjatë bombardimeve të trupave të NATO-s ndaj forcave të Serbisë, të tjetër kanë protestuar dhe nuk i kanë pranuar, kam qenë në anën e drejtë edhe në transformimin e trupave mbrojtëse, shpalljen e Pavarësisë që të tjerët e kanë quajtur të pamjaftueshme të dhe pa arritshme dhe nuk kanë besuar se do të jetë e pavarur, por ja që ndodhi dhe Kosova u bë e pavarur ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova është dëmtuar nga verime të pamatura, është dëmtuar nga molotovi, gazi lotsjellës dhe veprimet e mëtejshme se të flitet për Ëashingtonin se do të vendos thika mbi harta të Kosovës dhe ndarje, është krijim i opinionit të pa qëndrueshëm i rrejshëm dhe destruktiv.
“Unë kam qenë i qenë në anën e drejtë dikush në anën e kundër të historisë”, theksoi Thaçi.