12:19 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Thaçi nderon me urdhrin “Hero i Kosovës”, Shaban Dragajn

Presidenti Hashim Thaci ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës” ish-eprorin e UÇK-së, Shabana Dragaj.

Përmes një statusi në FCB, Thaçi ka thënë se Dragaj nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë.

Ky është njoftimi i plotë i Thaçit:

Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj. Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë. Shaban Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona të tjera operative.