75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Thaçi: Ashdown ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe popullit britanik për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown, ka shkruar se ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown. Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik. HTH