16:44 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

​Thaçi, Qunit: Je një mercenar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

“E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe” tha Quni presidentit te vendit.

Ndërkaq e menjëhershme ishte përgjigja e presidentit i cili tha: “Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”.

Për luftën janë përplasur me vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Quni.