75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Tharja e rrobave në radiatorë – e rrezikshme

Kërkimet shkencore, kanë treguar se tharja e rrobave brenda në shtëpi mund të rrezikojë shëndetin.

Vendi i hulumtimit ishte një dhomë ku rrobat thahen pas larjes me një pastrues dhe zbutës dhe është vërtetuar se ka shumë kimikate në ajër që janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe, sipas ekspertëve, mund të çojnë në zhvillimin e qelizave kanceroze.

Ndër kimikatet e zbuluara, më shumë se 25 komponime, duke përfshirë shtatë ndotës të rrezikshëm të ajrit, ndërsa acetaldehidi dhe benzena, janë përcaktuar si substanca kancerogjene në Shtetet e Bashkuara.

Më parë u paralajmërua se qëndrimi në dhomat ku rrobat thahen mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe probleme të frymëmarrjes. Nëse tashmë nuk keni tharëse rrobash, është mirë që t’i thani rrobat jashtë ose të përcaktoni një dhomë ku rrini më rrallë.