12:29 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Tre nga të plagosurit, në Lipjan – në gjendje të rëndë

Një person ka vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, Komuna e Lipjanit.

Konflikti ka ndodhur midis dy familjeve Hoxha dhe Jakupi nga Ribari i Madh.

Sipas mjekut kujdestar në Klinikën Emergjente, Naser Syla, tre persona po trajtohen në mjekimin intensiv, si shkak i plagëve të rënda që kanë pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ku sipas tij gjendja e këtyre të fundit është jo stabile.

“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit janë pranuar shtatë raste. Gjashtë të plagosur, ndërsa një për fat të keq pa shenje jete, që edhe pas masave të marra të reanimimit nuk kemi arritur të bënim asgjë më shumë edhe ka ndërruar jetë. Kurse gjashtë të tjerë prej tyre janë të plagosur me armë, dy janë ende ka punohen në sallën e operacionit, një tani pret për t’u futur. Janë kryer të gjitha ekzaminimet në Qendrën emergjente. Një është pranuar në Kirurgjinë Torakale për trsjtim të mëtejshëm, një është pranuar në Klinikën e Ortopedisë, i fundit është lëshuar në shtëpi për shkak të lëndimeve më të lehta që ka pasur”, tha Syla.

Ndërsa forca të shtuara të policisë janë mbledhur te hyrja e Qendrës Emergjente për të mbajtur situatën nën kontroll.

Të dyja këto familje të cilat u përfshin në këtë konflikt, janë fqinj.