Tre të arrestuar për vjedhje në Gjilan

Tre persona janë arrestuar dje në Gjilan, pasi dyshoheshin për vjedhje.
Sipas Policisë, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar: një revole me një karikator dhe dy fishek, TV, Play Station, mjete pune, cigare të llojeve të ndryshme, pjesë të veturave, dhe telefona.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. 7 Shtatori, Gjilan 18.01.2022 – 05:00. Në lidhje me rastin me datë 22.01.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që iu janë gjetur dhe sekuestruar: një revole me një karikator dhe dy fishek, TV, Play Station, mjete pune, cigare të llojeve të ndryshme, pjesë të veturave, dhe telefona. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.