16:53 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Tre të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit nga 793 testet e kryera pozitiv kanë rezultuar 72 persona.

Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 24, Strugë 9, Kumanovë 6, Dibër 4, Gostivar 4, Gjevgjeli 3, Koçanë 3, Delçevë 3, Shtip 3, Tetovë 2 etj.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publikë ka regjistruar 54 persona të shëruar: Gostivar 11, Shkup 8, Kumanovë 7, Shtip 4, Strugë 4, Ohër 4, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 2 etj.

Ndërkaq betejën me sëmundjen e kanë humbur tre persona, një paciente nga Strumica e moshës 44-vjeçe, një pacient nga Gostivari 58- vjeçar dhe një 70-vjeçar nga Ohri.