75 Mall Live Search
23:52 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Trump konfirmon takimin me Erdogan javën e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.

Trump shkroi sot në Twitter se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët.Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë SHBA-në. 

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid.Kongresi, përgjithësisht është i pakënaqur me Turqinë për pushtimin e Sirisë dhe deputetët kryesorë kanë akuzuar Trump për lejimin e sulmit ndaj kurdëve sirianë.Aleati kryesor amerikan në mposhtjen e Shtetit Islamik ishte një forcë e udhëhequr nga kurdët në Siri.