75 Mall Live Search
00:00 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

​Trump mirëpret përgjigjen e Hamasit për planin e paqes, thotë se Izraeli duhet të ndalojë bombardimin e Gazës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump përshëndeti të premten përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të tij për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve, duke thënë se beson që grupi palestinez është “gati për një paqe të qëndrueshme”.

“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës, në mënyrë që të mund t’i nxjerrim pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bëjmë këtë. Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përpunuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, ka të bëjë me PAQEN e kërkuar prej kohësh në Lindjen e Mesme,” shkroi Trump në Truth Social.

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite sipas planit të paqes të presidentit amerikan Trump për Gazën.

Grupi tha gjithashtu se dëshiron të angazhohet në negociata për të diskutuar detaje të mëtejshme, duke përfshirë dorëzimin e “administrimit të enklavës një organi palestinez autokratësh të pavarur”.

Hamasi i ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj planit të paqes së presidentit Trump për Gazën ndërmjetësve, sipas një zyrtari të lartë të Hamasit.

Trump më herët të premten ofroi një ultimatum të prerë që grupi palestinez të përgjigjej deri të dielën në ora gjashtë të mbrëmjes, duke theksuar se nëse nuk ka rënë dakord me propozimin, “do të shpërthejë një ferr, siç askush nuk e ka parë më parë”.