75 Mall Live Search
09:41 / E Hënë, 16 Mars 2026 / P M

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.

Presidenti amerikan, gjatë një interviste për Financial Times-in tha se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe mund të vonojë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse nuk e bën këtë, transmeton BBC-i.

Në bordin e Air Force One, Trump thotë gjithashtu se po flet me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajnë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.