Trump s’e nënshkruan urdhrin për AI, thotë se e dëmton Amerikën dhe i ndihmon Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump anuloi ceremoninë e planifikuar për të enjten për nënshkrimin e një urdhri të ri lidhur me inteligjencën artificiale, pasi shprehu shqetësimin se ai mund ta zbehte epërsinë e vendit të tij në teknologjinë e AI-së.
Ai se e shtyu nënshkrimin sepse nuk i pëlqeu përmbajtja e tekstit të urdhrit.
Trump bër të ditur ndryshimin vetëm disa orë para se ceremonia të mbahej në Zyrën Ovale.
“Ne po e udhëheqim Kinën, po i udhëheqim të gjithë dhe nuk dua të bëj asgjë që do ta pengonte këtë epërsi”, u tha Trump gazetarëve gjatë një ngjarjeje tjetër në Zyrën Ovale, transmeton AP.

