18:44 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

​Trump: Tarifat doganore nuk përbëjnë problem për ekonominë amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump mohoi sot se tarifat doganore që janë vendosur për të detyruar Kinën të negociojë një marrëveshje tregtare përbëjnë një problem për ekonominë, por akuzoi nga ana tjetër Bankën Qendrore se është përgjegjëse për ngadalësimin e ekonomisë së parë botërore.

“Ne nuk kemi probleme me tarifat doganore (po fusim në rrugën e duhur lojtarët e këqij dhe ata që kanë praktika të padrejta), por FED përbën një problem. Ata nuk kanë asnjë ide se çfarë janë duke bërë”, shkruan në Twitter presidenti amerikan.